Reali Madrid “ngec” ndaj Valladolid, Guardiola u bën “gjëmën” (VIDEO)

Reali i Madridit nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në “Santiago Bernabeu” përballë përballë modestëve të Valladolidit.

Për shkak të mungesave të shumta, Zidane u kishte besuar nga minuta e parë edhe emrave si James Rodriguez e Gareth Bale, ndërsa Reali kontrolloi topin por vuajti shumë në konkretizimin e rasteve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, pas një goli tërësisht francez, ku Karim Benzema çoi topin në rrjetë pas një asisti të Rafael Varane, por madrilenët “ngrinë” dy minuta para fundit, kur Sergio Guardiola shënoi në portën e Courtois.

Reali nuk ia doli të shënojë një tjetër gol dhe u detyrua të pranojë vetëm një pikë nga kjo sfidë, duke lënë të zhgënjyer edhe tifozerinë madrilene.