Presidenti i Milanit: Pa stadium dhe pa rezultate është e pamundur

I ftuar në një aktivitet biznesi, Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, ka folur edhe për klubin e ‘djallit’, që sipas tij i duhet të bëjë një rrugëtim shumë të gjatë për të arritur nivelin e klubeve si Real Madrid apo Juventus. Fillimisht Scaroni e nisi duke folur për situatën ekonomike të kuqezinjve: ”Si t’ia bëj që të faturoj një miliard euro në vit. Përpara meje kam dy pengesa shumë të mëdha. E para ka të bëjë me rezultatet sportive, sepse nëse i humbet të gjitha ndeshjet, nuk arrin askund. Përpos këtij aspekti, është edhe ai financiar. Edhe në këtë pjesë kemi mangësi, sepse nuk kemi stadium, duhet të gjejmë gjithnjë sponsorë të rinj dhe duhet të shesim të drejtat televizive sa më shtrenjtë të jetë e mundur”.