Pamje fantastike nga plazhi i Durrësit (FOTO)

Orët e para të ditës së sotme kanë rezervuar pamje fantastike. Për të gjithë ata që kanë qenë me pushime në Durrës, kanë pasur fatin që të shijojnë në spektakël të jashtëzakonshëm të rrufeve.

Qindra shkarkime atmosferike të energjisë elektrike ndriçuan qiellin mbi Durrësin, duke krijuar një situatë të frikshme, por njëkohësisht edhe të bukur.
Foto e realizuar nga agjencia fotografike LSA tregojnë momentet e mëngjesit të sotëm në Durrës.