Në festën e ”Teto Ollgës”

Nis edicioni i dytë i festës së “Teto Ollgës” në fshatin turistit të Tushemishtit. Një fshat i njohur i Pogradecit që mori emër edhe nga xhirimi atje i filmave ”Zonja nga qyteti” dhe ”Shoqja nga fshati” e kujton me nderim Teto Ollgën.

Jo vetëm me imazhin e saj në skulpturë në qendër të fshatit por edhe me një aktivitet festiv. Për organizatoren Zana Sina kjo festë është kthyer në një atraksion për turistët ndërsa panairi i punimeve artizanale përbën një mundesi për sigurimin e të ardhurave për zonën

Bashkia e Pogradecit si organizatore e festës fton sa më shumë miq në festën e ”Teto Ollgës” së famshme. Në këtë qytet janë xhiruar më shumë se 12 filma. I pranishëm në festë Ishte edhe Ministri Eduard Shalsi, i cili shprehu mbështetje maksimale, duke thënë se çdo vit ky organizim do të sjellë risi

Festa do të vijojë tre ditë me radhë, duke krijuar atmosferë për turistët dhe vizitorët nën tingujt e valleve dhe këngëvë tradicionale pogradecarë si dhe gatimet e tyre. Tushemishti është përfshirë në paketën e 100 fshatrave turistikë dhe po investohet në disa drejtime për ta zhvilluar destinacionin e tij.