Mesazhi i Panaritit: Këto punë i kupton dhe i di vetëm “kompetenti” i Sudes!

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me çështen e dosjes 184, për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për hetimin e saj dhe e transferoi në Prokurorinë e Dibrës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Panariti shprehet se Prokuroria ka “kompetenca të plota dhe procedura “rrufe” per të hetuar, proceduar dhe futur në burg të vegjël të pambrojtur për shkelje qesharake, por “mungese” kompetencash për hetime të “Dibra Gate”, “Astiri Gate” e me radhë!”

Në vijim mesazhi i plotë i Panaritit 

Këto punë i kupton dhe i di vetëm “kompetenti” i Sudes! Kompetenca të plota dhe procedura “rrufe” per të hetuar, proceduar dhe futur në burg të vegjël të pambrojtur për shkelje qesharake, por “mungese” kompetencash për hetime të “Dibra Gate”, “Astiri Gate” e me radhë!