Martiri i shndritshëm, dom Nikollë Gazulli

Nga Artan Shkreli/

M A R T I R I . I . S H N D R I T S H E M

dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli. U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.
Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.

Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.
Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.
Varri i tij nuk dihet…

Image may contain: 1 person, closeup
Image may contain: one or more people, outdoor and nature
Image may contain: outdoor
Image may contain: outdoor and nature
Image may contain: 1 person, sitting and outdoor
+3