Liverpooli është i frikshëm, mund Arsenalin dhe ngjitet në krye (VIDEO)

Liverpool vazhdon formën fantastike në Premier League duke arritur një fitore 3-1 ndaj Arsenalit. Ndeshja zhbllokohet nga mbrojtësi kamerunez Matip në minutën e 41-të me një goditje me kokë mbresëlënëse.

Në minutën 49-të, arbitri gjykon për faull të David Luiz, penallti që transformohet nga Salah. Ndeshja mbyllet praktikisht këtu, me Liverpool që gjendet mirë me kundërsulmet e shpeshta, si ajo që realizon në mënyrë perfekte Salah në minutën e 58-të.

Ka hapësirë vetëm për golin e ngushëllimit për Arsenalin, i realizuar me një aksion të bukur të Torreiras në të 85-ën. Me fitoren, Liverpool është në krye të klasifikimit me pikë të plota.