FSHF publikon çmimet, ja sa kushtojnë biletat kundër Islandës

Shqipëria do të presë Islandën më 10 shtator në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020, sfidë e vlefshme për grupin H, ku Islanda mban vendin e tretë në grup me 9 pikë, ndjekur nga kuqezinjtë me 6 pikë pas 4 takimesh, Shqipëria do të ndeshet me Islandën pas takimit ndaj Francës, ndaj duhet patjetër një sukses për të mbajtur gjallë shpresat e tifozëve kuqezi për një tjetër aventurë europiane pas asaj të vitit 2016.

Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pak çaste më parë çmimet e biletave për këtë përballje, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. çmimi më ekonomik për tifozët është 5 mijë lek të vjetra për qendrën e sektorëve pas porte (G2, C2). Më pas çmimet rriten me 10 mijë lek për skajet e sektorëve pas porte (G1, G3, C1, C3), 15 mijë lek për skajet e tribunës karshi (F, D), 20 mijë për qendrën e tribunës karshi (E), për të kaluar në tribunën qëndrore ku një biletë kushton 40 mijë lek në vendin më të lirë deri në 120 mijë lek në sektorin VIP.