Erik Lloshi dedikim gruas pas martesës: Shpirtin po ta jap (VIDEO)

Këngëtari i njohur Erik Lloshi pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke “djegur shaminë”, në një dasmë që preferoi ta kishte larg syrit të mediave. Kur ka kaluar vetëm një javë nga martesa, Eriku i ka befsuar të gjithë me një këngë surprizë duke ja dedikuar bashkëshortes së tij, Rominës. “Pengu i dashnisë” titullohet këngë që Erik i kushton dashurisë së jetës, ku shpreh dashurinë për bashkëshorten e tij. Ai në tekst shprehet se gruaja e tij është lumturi dhe drita e syve të tij.