Denoncimi i Braimllarit: Në Pogradec po shkatërrohet turizmi

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka denoncuar kreun e ri të Bashkisë së Pogradecit për shkatërrim të turizmit në këtë zonë.

Në një video të postuar në Facebook, Braimllari denoncon lejimin e mejteve të tonazhit të rëndë në zonën turistike.

“Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore. Po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë të cilat janë e vetmja mundësi e mbijetesës së këtyre banorëve për të favorizuar Konçensionarët miq të Kryetarit imagjinar dhe të Ramës”,- shkruan Braimllari.