“Audi” përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. Gruaja rëndë në spital

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë për jetën, teksa duke kaluar në rrugë është përplasur nga një makinë tip “Audi”.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Patos fshat”.

“Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja”- njofton policia, duke shtuar se gruaja eshte ne gjende te rende per jeten, ne spital.

NJOFTIMI 

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.