Zjarr në Klos, në flakë 1 hektar pishë

Një zjarr i madh ka rënë në masivin pyjor të mbjellë me pishë në fshatin Patin, Bashkia Klos. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës që favorizoi flakët. Të parët që kanë ndërhyrë ishin banorët e zonës.

Gani Tusha ka nisur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore për shkak se flakët po shkonin drejt banesës së tij. Drejt vatrës së zjarrit është nisur edhe mjeti zjarrëfikës i Bashkisë së Klosit, si dhe punonjësit e këtij shërbimi.

Për shkak të mungesës së rrugës automobilistike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.