Zidane: Bale qëndron me ne, James është i lumtur dhe nuk largohet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së radhës në kampionat ndaj Valladolid. Strategu francez ka komentuar situatën e disa prej futbollistëve të tij në merkato.

 

“Keylor Navas largohet? Është një futbollistë i rëndësishëm për këtë ekip dhe ka qenë. Nuk e mendoj largimin e tij, pasi nuk më ka thënë që dëshiron të ikë. Këtu dëshiron të luajë. Është një profesionist i madh.

Neymar? Mendoj vetëm për ndeshjen, vetëm për këtë. Futbollistët e mi janë këta që kam dhe po mendojmë për ndeshjen e nesërme. Deri më 2 shtator gjithçka mund të ndodh, disa mund të ikin dhe të tjerë mund të vijnë.

James Rodriguez? Nuk kam ndryshuar ide. Është shumë i zoti dhe jemi të lumtur me të. Vlen si të gjithë, është i lumtur. Bale? Qëndron. Dëshiron të qëndrojë. Është i rëndësishëm, po e tregon dhe dëshiron ta bëjë sërish”, deklaroi Zidane. /R.Lika-Koha Jone/