Ylli Manjani: Prokuroria e tha vetë, nuk ka këllqe!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, prej së cilës hoqi dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke shpallur moskompetencë për hetimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani me tone ironie shprehet: “Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është “moskompetencë”. Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që nuk i ka!

Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen Prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike… “Shkëqen”, është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare! Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar… Ngaqë e kemi prokurorinë “kompetente”…” përfundon ish-ministri.