Vjen goli i parë në Superiore, Shkurtaj ndëshkon Partizanin (VIDEO)

Vasil Shkurtaj është futbollisti që shënon golin e parë për sezonin 2019-20 në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i njohur ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 38-të, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga një ndërhyrje e gabuar e Boldor ndaj Ethemit.

Nga pika e bardhë Shkurtaj do të tregohej i saktë, duke mposhtur një specialist si portieri Alban Hoxha, i cili nuk arriti që t’i kuptonte as krahun e goditjes. /Koha Jone/