Vijojnë flakët në Shëngjin, ndodh një shpërthim

Zjarri në malin e Shëngjinit, i cili ka filluar që prej mbrëmjes të së enjtes ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së sotme. Raportohet se nga flakët ka ndodhur edhe një shpërthim dhe se zjarri i është afruar varrezave.

Në terren ndodhen zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve të cilët rrezikojnë zonën e banuar. Zjarri vijon me intensitet të lartë, ndërsa deri më tani janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

Vatra e zjarrit është lokalizuar shumë pranë varrezave të fshatit Banjë. Terreni ka qenë i vështirë dhe pa rrugë kalimi, çka ka bërë që 10 efektiv të misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH) me pompa krahu.