Vdes miliarderi amerikan David Koch

David Hamilton Koch, miliarderi i njohur amerikan ka vdekur sot në moshën 79-vjeçare. Emri i Koch është i njohur në SHBA dhe në Europë si biznesmen filantropis dhe sponsorizues i kauzave të ndryshme.

Pasuria e familjes së tij llogaritet në rreth 50 miliardë dollarë. Sipas revistës “Forbes”, David Koch renditet mes 11 njerëzve më të pasur në botë.

Fondacionet e Koch në SHBA janë përfshirë në mbështetje të kauzave të konservatorëve dhe republikanëve. Koch vlerësohej si përfaqësues i teorive liberale për abortin dhe martesat e së njëjtës gjini, por edhe mbështetëse i taksave të ulëta. Për fushatat në mbrojtje të kauzave të tij, Davic Koch investoi më shumë se 1 miliardë dollarë.

Pjesë e aktiviteteve të familjes Koch ishin dhe investimet në kërkime shkencore për mjekësinë.