Vdekja e Mikel Kuzhninit, Meta: Humanist dhe patriot i madh

Mikel Kuzhini

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit. Ai ishte kryetar nderi i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë. Kreu i Shtetit thotë se Kuzhnini do të mbahet mend për kontributin e spikatur, ku me punën e tij arriti bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo në botë.

Mesazhi i kreut të shtetit:
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, humanistit, patriotit të madh e veprimtarit të palodhur për çështjen shqiptare.
Nderi i Kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve, miqve e dashamirësve të tij kudo në botë.
I paharruar kujtimi i Mikel Kuzhninit!”-shkruan Meta.