Vasili: Goodbye reforma dhe udhë të mbarë për në Dibër!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për mbylljen e dosjes së manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se mbyllja e kësaj dosje, që implikon kupolën e qeverisë, është dëshmia e dështimit të reformës në drejtësi.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

Goodbye Reforma dhe udhe te mbare per ne Diber!! Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar për tre vjet dhe ku “peshqit e mëdhenj” kryeministër ministra, deputetete etj, qe i mori vesh gjithe bota dhe u shpetuan nga prokuroria ne menyren me kriminale eshte  demaskimi i plote dhe pa alibi per reformen ne drejtesi te rilindjes qe zgjodhi Arta Markun me 69 vota.

Pse nuk e hetuan dhe cuan perpara drejtesise Arta Marku dhe Donika Prela per tre vjet dosjen 184? Po ministrat dhe deputetet Gjykata e Dibres do ti gjykoje? Po qe do pergjigjen deri ne nje per shperdorim detyre keta prokurore a e dine?

Po qe kane pergjegjesi shume te rende per moshetimin dhe mosdenimin e krimit zgjedhor a e dine? Po qe nuk do ti fale askush dhe toleranca oer keta shperdorues detyre do jete zero a e dine?

Pres të të degjoj ndonje opinion edhe nga keta duartrokitesit e medhenj ne anglisht te reformes ne drejtesi. Por, jo jo, keta jane memece edhe perpara skandalit sa nje mal.

Keta flasin vetem per “mrekulline imagjinare” te reformes ne drejtesi si e bukura e dheut te globit dhe “sukseset” e saj madheshtore ne shkretimin dhe shkaterrimin e drejtesise.

Euraliusi mund te transfetohet tash ne Diber!! Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtesise,pandeshkueshmeri dhe autostrade per kriminelet, kush nuk e sheh i placin syte, kush e sheh dhe e fsheh paste faqen e zeze. Goodbye reforma ne drejtesi dhe udhe te mbare per ne Diber.