“Tërmet” te Luftëtari një ditë para startit të kampionatit, largohet Dalipi dhe vjen Duro

Nuk kanë fund çudirat në Kategorinë Superiore. Vetëm 1 ditë para ndeshjes debutuese në kampionat ndaj Tiranës, Flamurtari ndryshon trajner. Klevis Dalipi i cili kishte rreth 1 muaj që stërviste Luftëtarin është larguar nga stoli i skuadrës gjirokastrite duke dhënë dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

 

Në vend të ish-trajnerit të Partizanit te bluzinjtë është emëruar menjëherë Klodian Duro, i cili në këto 3 javë e gjysmë ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Luftëtari. Largimi i Dalipit një ditë para startit të kampionatit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Drejtuesit e Luftëtarit nuk kanë arritur marrëveshjen mbi termat e kontratës dhe kjo është arsyeja që mëngjesin e kësaj të premteje, 43-vjeçari nga Elbasani ka braktisur skuadrën.