Super jahti luksoz i Emirit të Katarit zbarkon në Sarandë

Brigjet shqiptarë gjatë viteve të fundit janë vizituar edhe nga manjatë të fuqishëm dhe miliarderë. Të tërhequr nga bukuritë e vendit tonë, ata kanë zbarkuar me jahtet e tyre në portet shqiptare.

Së fundmi në Sarandë ka zbarkuar një jaht super luksoz, i quajtur “Yacht Katara”, i cili është 124m i gjatë. Flitet se babai i Emirit të Katarit. Sheikh Hamad Bin Khalifa, do të bëjë një vizitë me jahtin e tij në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sheiku i Katarit ka mbërritur ditën e sotme në Sarandë me “bishën” e detit dhe nuk dihet sesa do të qëndrojë. Gjithashtu nuk dihet se cili është itenerari i tij në Shqipëri dhe cilat pika do të vizitojë.

Motor Yacht Katara