Starton pas pak Kategoria Superiore, ja formacionet e Kukësit dhe Partizanit

Pas pak minutash do të nisë edicioni i 81-të i Kategorisë Superiore, mes dy ekipeve që cilësohen pretendente në luftën për titullin kampion, Kukësi-Partizani. Nën drejtimin e Shpëtim Duros tashmë verilindorët do të përpiqen të bëjnë diçka më mirë se sa në finalen e Superkupës, për të mundur Partizanin në ndeshjen e parë të kampionatit.

 

Ndërkohë trajneri i të kuqve, italiani Franko Lerda është munduar të heq presionin nga të tijët, ndërkohë ka aktivizuar nga minuta e parë bomberin Brown, i cili shënoi 3 gola në Superkupë.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Avdyli, Obanor, Teqja, Lulaj, Musta, Maliqi, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

PARTIZANI: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Kordeiro, Brown, Bardhi. Trajner: Franko Lerda