Spahiu: Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës është një vepër penale banale

Debati vijon të ziejë brenda politikës, për transferimin e dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te Prokuroria e Qarkut Dibër.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me këtë çështje duke u shprehur se “Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ia deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çështjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama”.

Më tej, Spahiu ka publikuar edhe një dokument, në të cilin tregon një kallëzim penal të bërë nga LSI, para dy vitesh, për komisionerët e një qendre votimi në Dibër dhe është shprehur se “Vetëm Arta Marku beson që Prokuroria e Qarkut Dibër mund të hetojë Ata që e kanë urdhëruar moshetimin e kallëzimit penal për komisionerë të një qëndre votimi atje, kallëzim i bërë prej dy vitesh nga LSI dega Bulqizë dhe akoma nuk ka një përgjigje për çështjen”,

Në vijim reagimi i plotë i Spahiut

Vetëm Arta Marku beson që Prokuroria e Qarkut Dibër mund të hetojë Ata që e kanë urdhëruar mos hetimin e kallëzimit penal për komisionerë të një qëndre votimi atje, kallëzim i bërë prej dy vitesh nga LSI dega Bulqizë dhe akoma nuk ka një përgjigje për çështjen.

Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ia deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çështjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama.

P.S. Nuk besoj që Prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme (PPP) merr urdhëra nga dikush për transferime çështjesh.