Rama poston pamje nga Festa e Birrës në Korçë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen pamjet nga Festa e Birrës në Korçë, e zhvilluar pak ditë më parë në qytetin juglindor, duke mbledhur me qindra mijëra turistë vendas e të huaj.

Përpos videos, kryeministri shkruan se për katër ditë vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës, bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë, ku për 4 ditë mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë 😀 #festatlokale2019 #smilealbania😀🇦🇱