Presidenti Meta, bashkë me të birin, përshëndesin nga mali i Tomorrit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur sot miqtë e tij në rrjetet sociale nga mali i Tomorrit, ku këto ditë zhvillohet pelegrinazhi me rastin e festës së shenjtë të Abaz Aliut.

Kreu i Shtetit, në një fotografi ku shfaqet bashkë me të birin, shkruan: “Nga mali i shenjtë i Tomorrit, së bashku me Besarin, ju urojmë mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë!”

Presidenti në pelegrinazhin e malit të Tomorrit: Abaz Aliu të na japë forcë në rrugën për një Shqipëri më europiane