Neymar kërkon një kontratë fareonike nga Reali ose Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona po vijojnë “luftën e ftohtë” për transferimin e Neymar. Të shumta janë lajmet që qarkullojnë nga Spanja për të ardhmen e yllit brazilian. Si PSG ashtu edhe futbollisti, duan që negociatat të mbyllen sa më parë.

 

Sipas “Jugones”, futbollisti tashmë ka hedhur në tryezë pretendimet e tij për rikthimin në Spanjë, kërkon një pagë 5-vjeçare, nga e cila të përfitojë 35 milionë euro në sezon. Një shifër që duket e përballueshme vetëm nga Real Madrid për momentin, pasi blaugranët nuk janë në gjendje që të paguajnë një shifër të tillë.

Në këtë mënyrë Reali dhe Barcelona duhet të bëjnë mirë llogaritë, pasi duhet të shpenzojnë 175 milionë vetëm për pagën e tij, pa llogaritur shifrën e 222 milionë eurove që do të përdoren për të bindur PSG për ta lënë të lirë. /R.Lika-Koha Jone/