Nedved: Jemi gati, në merkato do shfrytëzojmë të gjitha mundësitë

Juventus do të nisë nesër sezonin e ri në Seria A ndaj Parmës, pa trajnerin Maurizio Sarrin në pankinë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, doli Pavel Nedved, i cili shprehu besimin për një nisje pozitive, ndërkohë që komentoi edhe situatën e merkato.

“Kemi bërë shumë ndryshime, por nuk jemi në një moment trazicioni. Kemi objektiva të larta, duam të fitojmë edhe këtë sezon. Jemi ndërtuar për të fituar edhe pse kemi bërë ndryshime të rëndësishme, por ka shumë entuziazëm edhe në momente të vështira.

Si çdo sezon ekipi ka 24-25 elementë. Ka shumë konkurrencë , por kemi qenë të sinqertë me ta. Të gjithë duhet të jenë profesionist dhe duhet të jemi gati kur të thirren në apel.

Shkëmbimi Dybala-Lukaku? Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet Paratici. Merkato ende nuk është mbyllur, por ai ka punuar shumë. Kemi blerë edhe Demiral e Danilo, operacione shumë të mira dhe kemi shitur Cancelon dhe Kean. Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të jenë në ditët e fundit.

Conte tek Inter? Më bën përshtypje pasi Antonio ka bërë historinë te Juventusi. Kemi dy kundërshtarë të fortë që kanë bërë investime për të fituar menjëherë.

Icardi? Nuk jam këtu për të folur për futbollistë të ekipeve të tjera. Do të shfrytëzojmë të gjitha rastet për të përmirësuar ekipin.

Dybala? Nuk është një problem, jemi të kënaqur që e kemi. Si 9 në sulm? Sarri po e aktivizon edhe në këtë rol, ka bërë shumë në fazën para kampionatit”, deklaroi Pavel Nedved. /R.Lika-Koha Jone/