Ndizen “gjakrat” në duelin Kukësi-Partizani, dy kartonë të kuq (VIDEO)

Dueli i parë i Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit, ashtu siç ishte parashikuar nuk është aspak pa tension. Në minutën e 62-të, sulmuesi i Partizanit Solomon e tepron duke goditur me kokë mbrojtësin e Kukësit, Solomon.

 

Ky i fundit e shtyn, duke e përplasur me Teqja, ndërkohë që arbitri, Enea Jorgji nuk e ka toleruar aspak sjelljet e tyre duke i ndëshkuar të dy me karton të kuq. Në këtë mënyrë të dyja ekipet do të luajnë me nga një futbollistë më pak pjesën e mbetur të ndeshjes. /Koha Jone/