Media gjermane: Shqipëria, landfill-i i Evropës

Russia Today në edicionin gjerman ka realizuar një dokumentar në të cilin paraqet situatën e mbetjeve dhe të menaxhimit të tyre në vendin tonë.

I titulluar, Shqipëria, landfill-i i Evropës, dokumentari sjell në vëmendje që Gjermania i ka dhënë me miliona euro fonde Shqipërisë për menaxhimin e mbetjeve, por nga kjo nuk ka ndryshuar asgjë.

Videoja e realizuar në vendin tonë sjell pamje nga mbetjet plastike, dhe jo vetëm, të hedhura kudo në hapësirat e gjelbërta në vendin tonë si flet për dëmin që ato shkaktojnë.

Sipas asaj që thuhet në shkrimin që shoqëron dokumentarin, dëmi i shkaktuar, në vendin me florën dhe faunën më të larmishme në Evropë, është tashmë i pakthyeshëm.

RT Germany:

Në vitet 2018-2019, Gjermania i dha kredi dhe grante me vlerë miliona euro kandidatit për anëtarësim në BE Shqipërisë, me qëllim që të kontrollonte kaosin e mbetjeve në vend. Rezultati ishte si një pikë në një kovë me ujë.

Me trazirat politike në 1992, në Shqipëri lindi një shoqëri konsumatore që, si kudo tjetër në botë, prodhoi një gjë: mbeturina të shumta plastike.

Meqenëse shteti i vogël i Ballkanit vuan ende nga keq-menaxhimi i mbetjeve, me mijëra tonë mbetje përfundojnë të hedhura kudo në ambient.

Dëmi i shkaktuar këtu, në vendin me florën dhe faunën më të larmishme në Evropë, është tashmë i pakthyeshëm.

I gjithë vendi duket se është i mbuluar me mbeturina.

Për gati dy vjet, mbledhja e mbeturinave në vendgrumbullime apo në rrugët e Shqipërisë është ndaluar e madje edhe kriminalizuar.

Mbeturinat e riciklueshme tani po grumbullohen nga korporatat e mëdha dhe u shiten kompanive të riciklimit.

Me ndalimin e grumbullimit të mbeturinave, jeta e njerëzve që dikur jetonin duke mbledhur mbeturinë brenda dhe jashtë vendgrumbullimeve të plehrave, është vështirësuar.

RT Deutsch ka hedhur një vështrim më të afërt në situatën e mbeturinave në Shqipëri, rezultati është i frikshëm.