Maradona “bekon” blerjen më të re të Napolit

Diego Armando Maradona ka shprehur fjalët më të mira për transferimin më të re, Hirving Lozano nga PSV te Napoli. Legjenda argjentinase e skuadrës së Napolit mendon se sulmuesi 24-vjeçar është blerja e duhur për trajnerin Ancelotti.

“E adhuroj El Chucky. Me të Napoli ka siguruar një sulmues të fortë për shumë vite. Unë pres shumë nga ai. Carlo Ancelotti do ta kuptojë shpejt këtë gjë”, u shpreh Maradona në një deklaratë për të përditshmen spanjolle “Marca.

Lozano u transferua pak ditë më parë te Napoli nga PSV për vlerën e 42 milionë eurove, duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.