Këngëtarja serbe kopjon këngën e Erës dhe Norës (VIDEO)

Pothuajse pesë muaj më parë motrat Istrefi, Nora dhe Era, sollën një super bashkëpunim të titulluar “Nuk e di” që menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut dhe u kthye në një hit.  Kënga është pëlqyer aq shumë sa që në ditët e para bëri një bujë të madhe. Së fundmi ”Prive” ka zbuluar se një këngëtare serbe Seka Aleksic, ka kopjuar pjesë nga kënga “Nuk e di”. Nëse i dëgjojmë të dy këngët rradhazi, veshi kap menjëherë ngjashmëritë midis tyre.