Kastriot Islami: Të shpallet Gjermania partnere strategjike…!

Nga Kastriot Islami*

Kam kërkuar publikisht dhe ripërsëris që “Gjermania të shpallet partnere strategjike!”. Gjykoj se ka shumë arsye që të ndërmerren hapat për një vendim të tillë. Ky “opinion-kërkesë” duket se ka rënë deri më sot në vesh te shurdhër, edhe të qeverisë, edhe të opozitës…

Por edhe media nuk e ka promovuar këtë ide…Nuk e kuptoj se përse një opinion-kërkesë” e tillë është shpërfillur heshturazi nga politika e media, duke mos marrë guximin as për ta kundërshtuar dhe as për ta futur në rrugën e miratimit, madje as për ta debatuar… ndërkohë që publiku e mbështet masivisht një propozim të tillë…Insistoj që Gjermania të shpallet partnere strategjike! Përse?

  1. Gjatë 30 vjetëve të fundit, partitë kryesore politike shqiptare, kanë shpallur në programet e partive të tyre dhe të qeverive të vendit, partnerët strategjikë të Shqipërisë. Me një unanimitet politik e publik është pranuar pa asnjë debat qëSHBAështëpartnerja kryesore strategjike e Shqipërisë. Po ashtu në të gjithë retorikën e partive kryesore të vendit, janë cilësuar si partnere strategjike edhe Italia e Greqia, si dy vendet fqinje të rëndësishme, anëtare të NATO e BE dhe tepër të rëndësishme për realizimin e objektivit të anëtarësimit në strukturat euroatlantike e europiane. Në vitin 2013, Rama në programin e tij të qeverisë, shpalli Turqinë partnere strategjike të Shqipërisë..
  2. Prej shumë kohësh dhe vecanërisht kohët e fundit, qytetarët shqiptarë kanë “treguar” masivisht se e vlerësojnë maksimalisht rolin dhe kontributin e Gjermanisë në të gjithë aspektet. Do të ishte e pakët të thuhej se qytetarët shqiptarë, në shumicë e konsiderojnëGjermaninënjë partnere të rëndësishme strategjike. Kam pershtypjen se Gjermania është një vend që meriton të rrjeshtohet pa asnje mëdyshje në listën e vëndeve partnere strategjike të Shqipërisë.
  3. Në protestat e fundit të opozitës shqiptare, krahas flamujve shqiptarë Kuq e Zi, dhe atyre të BE e të SHBA, qytetarët shqiptarë kanë mbajtuar në duar dhe kanë valvitur shumë flamuj gjermanë. Nuk është shenjë e pragmatizmi naiv…Ka ndodhur dicka si pak herënë këto 28 vjet demokraci….Domethënia e këtij reagimi ishte evidente. Vlerësim, besim e shpresë te Gjermania…Gjithnjë në këto 28 vjet, por vecanërisht në këtë moment krize të thellë politike, ekonomike e sociale, dhe ndërkohë që vendi ndodhet në një qorrsokak për të ardhmen e tij dhe kur emigrimi masiv për shkak të mungesës së besimit e të shpresës po boshatasur vëndin, duket se qytetarët shqiptarë vlerësojnë dhe kanë besim te Gjermania, te roli i saj për të shpëtuar të ardhmen e saj demokratike, për të të mos kompromentuar të ardhmen integruese të vëndit dhe për të vënë në rrezik stabilitetin, sigurinë, sovranitetin e integritetin e vëndit. Përse?

 

  1. Së pari, shumë prej qytetarëve shqiptarëvlerësojnë qëndrimet realiste të qeverisë gjermane, që nga 1991 e deri më sot, dhe shprehinbesimin se Gjermania do të japë ndihmesën e saj shumë të çmuar për ta nxjerrë vendin nga humnera ku e ka zhytur aktualisht qeverisja e korruptuar, e lidhur me krimin e trafiqet, që për më tepër tenton ta fusë vëndin në rrugën e gabuar të pasigurisë e të destabilitetit përmes ndryshimit të kufijve dhe realizimit të ideve të rrezikshme nacionaliste.

Së dyti, qytetarët shqiptarë dëshirojnë ti dërgojnë qeverisë dhe popullit gjerman mesazhin e qartë se ata në shumicë dhe në mënyrë modeste s’do të lejonin që të nëpërkëmbeshin kontributi dhe angazhimi 28 vjeçar gjerman për shqiptarët siç kishte vepruar kohët e fundit përmes marrëveshjeve të fshehta e të rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, me pasoja të rrezikshme për sigurinë e stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Së treti, qytetarët shqiptarë kanë mirëpritur dhe shprehur bindjen e tyre të palëkundur se institucionet gjermane kanë qënë gjatë të gjithë kohës aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe besonin se të gjithë informacionet e zotëruara aktualisht prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë të qeverisë në trafiqet e drogave të forta do të viheshin në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet mes krimit e trafiqeve nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër…

Së katërti, qytetarët shqiptarë kanë mbështetur të gjithë qëndrimet e përfaqësuesve gjermanë që me realizëm dhe guxim kanë mbështetur të ardhmen europianë të Shqipërisë duke demaskuar ndërkohë raportet e “sheqerosura” të Brukselit, për “arritjet imagjinare” të qeverisë aktuale, duke zbuluar të vërtetën e “hidhur” që qytetarët e varfër dhe të nënshtruar shqiptarët përjetojnë çdo ditë nga zullumet e qeverisjes.

Së pesti, qytetarët shqiptarë janë besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejojnte në asnjë rast që besimi i të rinjve shqiptarë, i formuluar në sloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..” të nëpërkëmbet pas 28 vjetëve. Se angazhimi 28 vjeçar gjerman nuk do të lejojë që sakrificat e të rinjve shqiptarë të deklamuara në1991 për të vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidhen në erë dhe Shqipëria të rikthehet në monizëm.

Së gjashti, qytetarët shqiptarë, të gjithë pa përjashtim kanë mbështetur plotësisht qëndrimet aktive e kontribuuese të qeverisë gjermane dhe veçanërisht të kancelares Merkel për ti dhënë përgjigjen e merituar lojërave mes autokratëve të korruptuar të Ballkanit për ndryshimin e kufijve apo për copëtimin e Kosovës dhe hedhjen në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan, duke prononcuar qartë e prerë “vijën e kuqe” të mos ndryshimit të kufijve në Ballkan…

  1. Qytetarët shqiptarë në shumicë, shumë politikanë të ndershëm e me integritet, intelektualë të spikatur dhe patriotë, përfaqësues të nderuar të medias e të shoqërisë civile gjykojnë se veprimi domethënës për të “shpallur Gjermaninë, partnere strategjike” do të ishte një vendim i vyer e ndoshta “historik” në këto momente. Duhet urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të ndërmerren hapat e nevojshëm për ta deklaruar Gjermaninë si partneren kryesore europiane strategjike të Shqipërisë.

* Autori është ish-Ministër  Jashtëm dhe ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë