Juventus nis sezonin pa trajner, ka ndodhur edhe në 2012-ën ndaj … Parmës

Nesër në Parma Juventus nuk do të ketë në pankinë Maurizio Sarrin. Për shkak të pneumonisë, rolin e tij do ta marrë zëvendësi, Giovanni Martusciello. Kjo nuk është hera e parë që bardhezinjtë e fillojnë kampionatin pa trajnerin e tyre në pankinë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në sezonin 2012-13, me faktin kurioz që ishte sërish kundër Parmës.

 

Në gusht 2012, Komiteti Disiplinor Federatës italiane dënoi Antonio Conten me 10 muaj për gjyqin e blerjeve të ndeshjeve. Vendimi erdhi në një periudhë që Juventusi luajti ndeshjen e Superkupës së Italisë, ku në pankinë u vendos përkohësisht Massimo Carrera.

Juventus fitoi 4-2 në kohën shtesë, duke fituar trofeun e parë të sezonal. Më 25 gusht, bardhezinjtë debutuan në Seria A, në stadiumin e tyre. “Zonja e Vjetër” fitoi me lehtësi nën drejtimin e Carreras me protagonist Lichtsteiner dhe Pirlo. Strategu qëndroi në krye të ekipit në 7 ndeshje, me një bilanc prej 6 fitoresh dhe një barazimi. Conte do të rikthehej më 9 dhjetor 2012 pas skualifikimit. /R.Lika-Koha Jone/