Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bëni rregullisht 8 orë gjumë…

Një studim tregon se të flesh rregullisht për 8 orë nuk është me të vërtetë një luks, por më shumë një pjesë thelbësore e një rutine të shëndetshme. Mungesa e orarit të gjumit mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik.

Le të shohim se çfarë ndodh nëse filloni t’i jepni përparësi gjumit.

  • Do të mësoni gjëra të reja më shpejt

Fakti nëse bëni apo nuk bëni gjumë mjaftueshëm, ka një efekt në atë se sa mirë mund të përqendroheni në aftësi të reja dhe të mbani mend gjëra të reja. Shkencëtarët zbuluan se ne përpunojmë informacione të reja ndërsa flemë. Me fjalë të tjera, mendja dhe trupi juaj janë më në formë në mëngjes pasi të keni bërë pushimin e duhur. Dhe kjo vlen për çdo aftësi të re, nga studimi universitar deri tek luajtja e një sporti të ri.

  • Do të jeni më të vëmendshëm

Kur pushoni rregullisht aq sa duhet, përqendrimi dhe aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve funksionojnë në nivelet e tyre optimale. Mund të mendoni më qartë dhe të merrni vendime më shpejt.

  • Ju do ta kontrolloni më lehtë peshën tuaj

Ky studim ka treguar se ndërsa jemi duke fjetur, ne gjenerojmë një hormon të quajtur leptinë, që i thotë trupit tonë se jemi të ngopur dhe se nuk kemi nevojë për më shumë ushqim. Kur nuk pushojmë sa duhet, ky hormon del jashtë ekuilibrit dhe fillojmë të kemi dëshira për ushqim.

  • Shëndeti juaj do të përmirësohet

Shkencëtarët zbuluan se një gjumë i mjaftueshëm jo vetëm që do të zvogëlojë nivelin tonë të stresit, por gjithashtu do të parandalojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë. Gjumi i pakët gjithashtu mund të çojë në të gjitha llojet e problemeve që lidhen me zemrën.

  • Ju mund të parandaloni zhvillimin e diabetit

Hulumtimet kanë zbuluar se gjumi bën një ndryshim të madh në rregullimin e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe si rezultat, parandalimin e diabetit të tipit 2. Duket se faza “e thellë” e gjumit është veçanërisht e rëndësishme për këtë dhe nëse e shkurtoni kohën e gjumit, ka shumë të ngjarë që ta kaloni atë pjesë të rëndësishme.

  • Do të shëroheni më shpejt nga ftohja

A ndiheni të përgjumur kur jeni të sëmurë? Epo, me sa duket ka një arsye për këtë. Studimet kanë vërtetuar që trupi ynë shkon në gjendje gjumi për t’u rikuperuar. Kjo mënyrë gjumi ndodh kur sistemi ynë imunitar është më i efektshëm për të luftuar bakteret.

  • Lëkura juaj do të duket më mirë

Lëkura jonë është një tregues shumë i mirë i shëndetit dhe mirëqenies sonë të përgjithshme. Ju mund të jeni në gjendje ta maskoni, por nuk mund ta mashtroni me të vërtetë. Lëkura është organi ynë më i madh dhe ekspozohet  në mënyrë të vazhdueshëm ndaj motit, dritës UV, pluhurit dhe diellit, dhe kur flemë, lëkura jonë riparohet vetë.

  • Do të jeni një shofer më i sigurt

Të gjithë e kemi ngarë makinën ndërsa kemi qenë shumë të lodhur, të paktën një herë. Dhe, ndërsa shpesh duket se nuk kemi zgjidhje, duhet të fillojmë ta bëjmë këtë zgjedhje një përparësi. Ky studim tregoi se drejtuesit të cilëve u mungonte gjumi i mjaftueshëm, performonin më shumë si shoferë të prekur nga alkooli.

  • Ekuilibri juaj do të përmirësohet

Kur flini mjaftueshëm, koordinimi dhe ekuilibri juaj përmirësohen, duke parandaluar të gjitha llojet e dëmtimeve fizike.