Gjykata gjermane vendos për ekstradimin e Arbër Çekajt

Arbër Çekaj do të ekstradohet në Shqipëri.  Kështu ka vendosur Gjykata e Dyseldorfit për pronarin e “Arbri Garden”.

Afro një vit më parë në portin e Durrësit u sekuestruan 613 kg “mall”, sasi e cila kishte ardhur nga Kolumbia, sëbashku me kontenierin e bananeve.

Vendimi për Arbër Çekajn mësohet se është marë 20 ditë më parë. Ndërkohë ky i fundit kishte kërkuar azil në Gjermani, me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Mirëpo kërkesa e tij nuk është marrë në shqyrtim nga pala gjermane. Çekaj në rast ekstradimi do të duhet të japë shpjegime për sasinë e “mallit” që shkon në vlerën e 180 milion eurove.