E shtunë, Shtator 21, 2019
Ballina Aktualitet Flet babai i Indritit: Djali u nis për punë u kthye i...

Flet babai i Indritit: Djali u nis për punë u kthye i vdekur, ku ta kërkoj drejtësinë

Familja Çelaj në fshatin Ngraçan të Fierit ka hapur dyert e mortit. Djali i tyre Indrit Çelaj u vra me plumb në kokë në vilën tre katëshe ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësie  madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi” të thotë Baftjari, babai i Indritit.

Tregon se vdekjen e djalit e mori vesh nga media.

“Kjo është fakteqësi e madhe. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e  mora vesh në orën 19:00 në darkë.  Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. “

Mes dhimbjes babai ka dhe një pyetje që autoritetet duhet të japim përgjigje: “Ku do kërkoj drejtësi?” 

Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh u vra dje në mesditë në vilën ku kishte shkuar për të instaluar një kondicioner. Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës.

WP Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com