Fjalët e para ekskluzive të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Gusht 2019

“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Pas atentatit të Vjenës

“Unë erdha këtu në mënyrë private”, deklaroi mbreti Zog

Vjenë, 23 shkurt — Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog :

“— Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.

Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.

Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.”

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/fjalet-e-para-ekskluzive-te-mbretit-zog-pas-atentatit-te-vjenes-per-neue-freie-presse-1931