Ermal Fejzullahu feston 31-vjetorin

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu feston sot 31-vjetorin e tij. Në një ditë speciale si e sotmja ai ka zgjedhur të ndajë me të gjithë miqtë e tij virtualë një foto të shumë viteve më parë nga fëmijëria e hershme.

“31”, ka shkruar Ermali krah pamjes së publikuar ku dallohet se ka ruajtur të njëjtat tipare që ka dhe tani. Fotoja është pëlqyer shumë nga të gjithë njekësit e tij dhe poshtë saj nuk kanë munguar dhe komentet e shumta të cilat i uronin Fejzullahut ditën e sotme.

Pas kaq shumë urimesh të mbërritura në rrjetin social të Ermalit, me siguri këngëtari duhet të ndihet shumë i lumtur për dashurinë e vazhdueshme që fansat i kanë dhuruar ndër vite.