Dortmundi përmbys Koln dhe “fluturon” në krye të Bundesligës (VIDEO)

Borussia Dortmund arrin që të marrë edhe fitoren e dytë në Bundesligë. Verdhezinjtë kanë vuajtur shumë ndaj Koln, por në fund kanë “buzëqeshur” pas suksesit 3-1.

Ndeshja nisi në “malore” për Dortmundin, pasi Koln realizoi në minutën e 30-të me Drexler. Verdhezinjtë ishin në vështirësi, pasi mungonin hapësirat në zonën e kundërshtarëve.

Gjithsesi talenti Sancho realizoi një gol të bukur për Dortmundin në minutën e 70-të me një goditje të fortë me të majtën. 4 minuta nga fundit, miqtë do të shënonin një tjetër gol të bukur, pasi Achraf Hakimi bën heroin duke shënuar me kokë pas një aksioni në krahun e djathtë.

Në minutën e 3-të shtesë pas një kundërsulmi vrastar, verdhezinjtë shënojnë golin e tretë me Alcacer. Dortmundi mbetet në krye të renditjes së Bundesligës me pikë të plota, 6. /R.Lika-Koha Jone/