Dorëhiqet sekretari i Këshillit Bashkiak në Shkodër

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, sekretari Suel Hadri, është dorëhequr nga detyra. Lënia e detyrës nga Hadri është zyrtarizim i qendrimit të mëparshëm të shprehur prej tij, kur refuzoi që të drejtonte mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, të mbajtur më 19 gusht në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në shkresën ku i komunikuohet dorëheqja kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademit dhe prefektit të Shkodrës, Çesk Milljes, Hadri njofton se vendimi është marrë për arsye personale.