Amazona/ Pjesë e një “skenari konspirativ”

Vatrat e shumta të zjarrit që po shkrumbojnë pyjet e shiut në Amazonë mund të kontribuojnë në realizimin e një skenari ‘apokaliptik’ tharjeje.

Sipas këtij skenari katastrofik, mushkëritë e planetit, të cilat prodhojnë 20 për qind të oksigjenit që ndodhet në atmosferë, do të kthehen në burim dioksid karboni.

Nëse ky skenar ndodh në të vërtetë, këto pyje që po reduktojnë efektet e ngrohjes globale, mund ta përkeqësojnë akoma më shumë situatën.

Zyrtarët thonë se pyjet e shiut, të cilat mbulojnë Brazilin veriperëndimor dhe shtrihen në Kolumbi, Peru dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut, po digjen me një ritëm rekord.

Përafërsisht 20 për qind e Amazonës është zvogëluar në 50 vitet e fundit dhe humbja e 20 për qind të tjerave mund të shkaktojë skenarin konspirativ.

Sipas The Conversation, gjethet e pyjeve mund të thahen dhe kështu nuk do të thithin në mënyrën e duar dyoksid karboni, duke qenë të thata do të jenë edhe më lehtësisht të djegshme duke përhapur kështu më shumë zjarre.

Pika më ekstreme mendohet të jetë momenti kur Amazon të kthehet në një mjedis të ngjashëm me shkretëtirat , që jo vetëm që nuk prodhojnë oksigjen, por mund të shkaktojë lëshimin e 140 miliardë tonë karboni, të ruajtur në pyllin e shiut, në atmosferë, shkruan Rainforest Trust.

Si rezultat, temperaturat globale mund të rriten më tej. Gjithsesi, le të shpresojnë se ky skenar nuk do të realizohet kurrë.