Aksident i frikshëm, kamioni përplas 9 makina

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Prishtinë, ku një kamion ka përplasur 9 makina të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave të kamionit, i cili nuk ka mundur të ndalet në rrugën ‘Rrustem Statovci’, por ka vazhduar duke dal në kah të kundërt në rrugën ‘Agim Ramadani’.