Agjenti i Hysajt i vë “vulën”, shkodrani mbetet te Napoli

Disa fjalë të agjentit të Elseid Hysajt, mund të mjaftojnë për të “pikturuar” të ardhmen e tij blu. Në javët e fundit, futbollisti i kombëtares sonë ka qenë shumë i përfolur për një largim të mundshëm nga Napoli.

 

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, duke folur për Sportitalia, komentoi edhe të ardhmen e shkodranit. Ai deklaroi se Elseid Hysaj, do të vijojë që të mbetet pjesë e Napolit në sezonin e ri.

Hysaj, i cili ka katër vite te Napoli, njoftoi në fillim të merkatos se dëshiron ta ndryshojë “ajrin” në sezonin e ri. Klubi i Aurelio De Laurentiis, megjithatë, nuk ka marrë deri më tani ndonjë ofertë bindëse për mbrojtësin, prandaj është i detyruar ta mbajë në organikë.