Abazaj rikthehet te Kukësi: Pres miratimin e Anderlechti-t!

Kristal Abazaj të rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore, këtë herë me fanellën e Kukësit, skuadër me të cilën do të tentojë të fitojë titullin kampion, gjatë huazimit një vjeçar. Sulmuesi është i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen hapëse mes verilindorëve dhe Partizanit kampion në fuqi.

“Po normalisht gati jam lojtar i Kukësit, pasi po presim vetëm miratimin e klubit të Anderlechtit, që pritet të vijë këto ditë dhe nga dita e hënë do të jem në dispozicion të trajnerit Duro.

Objektivi? Unë jam gati të punoj dhe të bëj më të mirën për të arritur objektivat e klubit. Shpresojmë të fitojmë titullin kampion, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

Largimi nga Shqipëria? Në fakt unë mund ta quaj titull kampion atë ecuri të Luftëtarit dy sezone më parë, që nga zona e rënies, ia dolëm të shkojmë në kupat e Europës”, deklaroi Abazaj.