Vizë turistike në SHBA, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët shqiptarë

Ambasada amerikane në Tiranë ka këshilluar përmes një postimi në “Facebook”, ka këshilluar të gjithë përfituesit e vizës turistike për në Amerikë, të zbatojnë si duhet rregullat gjatë udhëtimit.

Në këtë postim theksohet se me vizat turistike nuk mund të punosh apo studiosh, pasi janë vetëm për udhëtim.

Postimi i ambasadës amerikane

Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj. #pyetanen