Princesha Charlotte është më e pasur se Princi George

Princesha Charlotte mund të jetë fëmija i mesëm i Princit William dhe Kate Middleton, por ajo mban vendin e parë për sa i përket pasurisë, që u vlerësua rreth 5 miliardë dollarë në vitin që lindi.

Nga momenti i lindjes Princesha e vogël po ndjek gjurmët e nënës për sa i përket stilit të veshjes dhe numrin e fansave që ka arritur dhe vlera e saj monetare e tregon atë.

Në moshën 4-vjeçare, Princesha Charlotte po fiton të ardhura. Në fakt që nga momenti që lindi vlera e saj neto vlerësohej të ishte më e lartë se vëllai i saj i madh, Princi George, i cili pritet të trashëgojë fronin një ditë.

Dhe veshjet e saj si edhe stili i modës po sjellin shuma të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2015, viti që lindi Charlotte, CNN raportoi se princesha ishte me vlerë afro 5 miliardë dollarë. Dhe katër muaj pas lindjes, Brand Finance vlerësoi se “Efekti Charlotte”, i cili është shumë i ngjashëm me ”Efektin Kate” dhe ”Efektin Meghan”, solli të ardhura 150 milionë dollarë për vendin.

Deri në vjeshtën e vitit 2018, vlera neto e princeshës erdhi në rreth 4.3 miliardë dollarë bazuar përsëri në raportet e Brand Finance.

Reader’s Digest raporton se shuma e saj ka shkuar 5 miliardë dollarë.

Mbreti i ardhshëm i Anglisë ka një vlerë neto prej rreth 3.2 miliardë dollarë deri në 3.6 miliardë dollarë që nga viti i kaluar. Kjo do të thotë se motra e tij është një fituese e qartë.