Presidenti Meta në festën e Shenjtë të Abaz Aliut (foto)

Presidenti Meta pas vizitës sot në ceremoninë e Festës së Shenjtë të Abaz Aliut ka postuar shënimin:

Nga mali madhështor i Tomorrit, u uroj sot besimtarëve bektashi, të gjithë shqiptarëve dhe pelegrinëve nga mbarë bota: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Suksese e mbarësi në familjet tuaja!
Abaz Aliu të na japë forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë e të rejat!