Ndahen Fero dhe Arbenita? Ky është detaji që mendohet se ishte shkaku i përçarjes

Modelja Arbenita dhe reperi Fero u kthyen në një prej çifteve më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Reperi madje i kushtoi asaj edhe një këngë për t’i treguar dashurinë e madhe që ndiente për të, megjithatë duken se gjërat kanë nisur të krisen mes çiftit.

Sipas atyre që po përfliten në rrjet, modelja dhe reperi nuk janë më bashkë. Ai nuk e ndjek më të dashurën e tij në Instagram dhe shkak për këtë mendohet se është bërë xhelozia.

Së fundmi modelja ka postuar një video shumë sensuale ku duket e veshur me të brendshme të zeza, video kjo që është komentuar shumë dhe ka bërë bujë në të gjithë rrjetin.

Siç duket ky veprim nuk është pritur mirë nga i dashuri i saj dhe mendohet se ka qenë arsyeja e sherrit midis tyre.