Mustafaj: Dosja e Dibrës, taksa që pagoi Arta Marku për të mbajtur postin

Publicisti dhe diplomati Besnik Mustafaj analizoi sot në studion e News 24, zhvillimin e fundit lidhur me dosjen 184, që u transferua për hetim në prokurorinë e Dibrës.

Mustafaj tha se dërgimi i saj në periferi, do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Renda ka kapitulluar para presionit, dhe se presionin sipas tij, e bën qeveria, askush tjetër. Mustafaj shtoi se një prokurori rrethi e ka të pamundur të hetojë zyrtarë të lartë, ministra apo deputetë.

Ndërkohë, duke e cilësuar akt të rëndë, Mustafaj pohoi se kjo është kryer nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Sipas tij, kjo është taksa që Marku duhet të paguajë, për t’u emëruar sërish Prokurore e Përgjithshme, pasi aktualisht është me statusin e përkohshme.