Mourinho thumbon keq Guardiolën: Vetëm hajdutët mund të ankohen për …

Jose Mourinho shquhet si një trajner shumë polemizues. Tani që punon në rolin e një analisti në “Sky Sports” e ka më të thjeshtë për të dhënë një koment për episode apo për strateg të ndryshëm. Strategu portugez së fundmi ka dhënë një koment për përdorimin e teknologjisë VAR në Premier League duke thumbuar edhe Pep Guardiolën.

 

“Vetëm hajdutët mund të ankohen për përdorimin e kamerave të sigurisë”, ka qenë komenti i ish-trajnerit të Manchester United.

Fjalë të forta, që sipas shumë njerëzve janë një replikë ndaj kritikave që i ka bërë teknologjisë trajneri i Manchester City-t dhe rivali i madh i Mourinho-s, Pep Guardiola, i cili ka protestuar në fund të ndeshjes me Tottenham-in për golin e fitores që iu anulua Gabriel Jesus-it pas ndërhyrjes së VAR-it.